Site icon Telegrafi

Edhe fëmijët janë pjesë e dhunës në familje në Maqedoni

Vitin e kaluar janë regjistruar 967 viktima në dhunë në familje, nga të cilat 90 kanë qenë fëmijë, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Problemi me dhunën ndaj fëmijëve është globale, por sfidat më të mëdha janë në Ballkanin Perëndimor. Sipas të dhënave të UNICEF, një nga tre fëmijët është i dhunuar fizikisht.

Më të qarta janë statistikat e MPB-së. Vitin e kaluat janë regjistruar 976 viktima të dhunës në familjes, nga të cilat 90 kanë qen fëmijë, tha Spasovski.

Sistemi arsimor, gjegjësisht shkollat sipas ministres për Arsim dhe Shkencë, Renata Deskoska përfaqësojë një pjesë të rëndësishme në identifikimin dhe raportimin e rasteve të dhunës, keqpërdorimin dhe shqetësimin e fëmijëve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me UNICEF në periudhën e kaluar kemi punuar në praktik për udhëzimin dhe parandalimin e ndërhyrjen e dhunës në shkolla në fazën finale janë pasojat e parandalimit. Ky udhëzim besoj se do ta lehtësoj rolin e shkollave në procedurat për identifikimin dhe raportimin e ngjarjeve të dhunës, keqpërdorimit dhe shqetësimin e fëmijëve, tha Deskoska. /Telegrafi/

Exit mobile version