Site icon Telegrafi

Edhe fëmija i tretë lindi në orën 7:43

Matt Rigby dhe bashkëshortja e tij Lowry Dairsley pritën në këtë botë vajzën e tyre Elly në tetor të vitit 2005 në orën 7:43 minuta.

Kur dy vjet më vonë lindi Evie në po të njëjtën kohë, menduan se kjo ishte vetëm rastësi. Matt e përjetësoi këtë me një tatuazh ku shkruante “Seven Forty Three” (Shtatë e dyzet e Tre).

Kur Lowry të enjten e kaluar lindi fëmijën e tretë, Harrisoni i vogël doli në këtë botë saktë në orën 7:43.

Probabiliteti për të ndodhur nj gjë e tillë është një në 300 milionë, ndërsa Matt thotë se tash luan edhe loto dhe sa herë në kombinimet e tij i ka edhe numrat 7,4 dhe 3. /Telegrafi/
 

Exit mobile version