Telegrafi

Edhe Fellaini tallet me foton e tij që u bë hit në internet (Foto)

Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini, u bë hit në internet pas ndeshjes me Real Madridin, ku një foto duke e goditur topi në kokë, krijoi jo pak të qeshura.  

Belgu e ka marrë me sportivitet ketë foto ndërsa e ka postuar edhe vetën në Instagram.

“Faleminderit të gjithë atyre që postuan dhe më dërguan këtë fotografi”, ka shkruar ai.

Brenda pak orësh, fotografia e fytyrës së shtrembëruar të Fellainit pasi pësoi një goditje me top u bë virale.

Manchester United humbi 2-1 finalen e Superkupës së Evropës ndaj Real Madrid dhe Fellaini u aktivizua në pjesën e dytë. /Telegrafi/

https://twitter.com/chelseasider/status/895049663346245632

https://twitter.com/Sporf/status/895199041558122496