Debati i vazhdueshëm në lidhje me jetën private dhe enkriptimin e mesazheve, bëri që aplikacioni në pronësi të Facebook – WhatsApp ta enkriptojë shërbimin e saj.
Por tani Facebook është duke e aplikuar të njëjtën masë edhe në shërbimin e saj të famshëm – Messenger.
Shërbimi i mesazheve të Facebook do të marrë disa karakteristika të reja të privatësisë, duke përfshirë këtu edhe mesazhet vetë-shkatërruese, të ngjashme me ato që ka Snapchat.
Karakteristika e tillë tashmë është në Snapchat dhe Telegram, por së fundi do të jetë edhe në Messenger, në përditësimin dhe versionin 68.0 për iOS.