Telegrafi

Edhe Eto’o në planet e Unitedit

News of the World” shkruan se kamerunasi do të largohet nga Camp Nou këtë sezon, ndërsa nëse Djajtë e Kuq dëshirojnë ta angazhojnë atë, ai është pajtuar t’i zvogëlojë kërkesat e tij vetëm që të luajë në Old Trafford.

City është shumë i interesuar për sulmuesin dhe i ka ofruar para të majme atij, mirëpo emri i Manchester Unitedit, mund të bëjë që kamerunasi të heqë dorë nga paga e lartë.