Telegrafi

Edhe Era Istrefi në Illuminati? (Video)

Këngëtarja e suksesshme Era Istrefi së fundmi është kthyer në Kosovë, ku po shijon disa ditë pushimi me familjen e saj.

Si destinacion për pushime, ajo ka zgjedhur bjeshkët e Brezovicës, ku është duke kaluar momente relakusese në ajrin e pastër.

Këngëtarja ka publikuar një video në llogarinë e saj personale në Instagram, ku është shfaqur në natyrë teksa konsumon një shisha.

Por, i çuditshëm ka qenë përshkrimi që këngëtarja ka bërë, pasi ka shkruar sipër fotos “Illumënari”, që me siguri me satirë ka dashur të metamorfizojë emrin e shoqërisë sekrete të masonëve “Illuminati”.

Shumë yje të Hollywood-it pohojnë se janë pjesë e kësaj “shoqërie sekrete”, dhe duke e ditur se Era ka prekur pak tregun ndërkombëtar, mbase edhe ajo mund të jetë pjesë e kësaj shoqërie sekrete. /Telegrafi/