Site icon Telegrafi

Edhe Era Istrefi kërkon që të mos keqpërdoren ndihmat ndaj Shqipërisë

Po raportohen akoma se shumë ndihma të dërguara nga Kosova për në Shqipëri pas tërmetit të tmerrshëm, janë duke u keqpërdorur nga disa persona.

Dhe për këtë pati reagime të ndryshme nga këngëtarët, e posaqërisht për ata që ndihmuan nga afër popullin shqiptar me gjëra materiale, madje për gjithë angazhimet e tjera.

Së fundmi, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ka bërë thirrje të mos keqpërdoren ndihmat përmes një postimi të hedhur në rrjetin social,  Instagram.

Era Istrefi bën apel të mos keqpërdoren ndihmat (Foto: Instagram)

“Ju lutem mos i keqpërdorni ndihmat, rrini të ndershëm”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të saj në të cilën shkruan “Lutuni për Shqipërinë”.

Lexo po ashtu Era Istrefi publikon video nga momenti kur ndjeu tërmetin: Sa shumë jam frikësuar e lutur, nuk e kam prit që zgjohem me lajme kaq të tmerrshme

Nga ana tjetër, Era ka uruar edhe festën e Pavarësisë me një fotografi të sajën të realizuar në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi me përshkrimin, “Urime dita e Pavarësisë”.

Era Istrefi uron Ditën e Flamurit (Foto: Instagram)

Përdryshe, tërmetet e fuqishme në Shqipëri kanë lënë 41 persona të vdekur e mbi 650 tjerë të lënduar, derisa shumë prej të mbijetuarve janë strehuar në Kosovë për një kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version