Telegrafi

Edhe Elon Musk ka sozi, vjen nga Kina – e popullariteti i është rritur dukshëm së fundmi

Edhe pse ndoshta një mjafton, Elon Musk për dikë është edhe i tepërt, e masa mësoi vonë se njeriu më i pasur në botë ka sozinë e tij.

Ai vjen nga Kina, e popullariteti i është rritur që kur Musk bleu Twitterin për 43 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

“Elon Musk kinez”, këto ditë është gjetur sërish në qendër të vëmendjes, e shumë përdorues të Twitterit kanë shpërndarë video të kinezit të paemëruar, që e konsiderojnë si sozia e miliarderit amerikan.

Përveç tjerash, sozia edhe vet është deklaruar në profilin e tij ku ka bërë me gisht në drejtim të logos së Twitterit – pra zogu të kaltër.

“Është një zog i çliruar. Elon më pëlqen dhe tani po shkoj te ai sepse është vëllai im”, tha kinez në një video që mori mbi 2.8 milionë shikime.

Sozia e Musk u bë viral kur vitin e kaluar publikoi në TikTok duke qëndruar pranë veturës Tesla, e shumë mbetën të shokuar të habitur me ngjashmërinë me Muskun e vërtetë. /Telegrafi/

@mayilong0 This is a free bird. I like him and I’m going to go to him right now. Because Elon Musk is my brother#elonmusk #tesla #twitter ♬ dance(256762) – TimTaj
@mayilong0中国马斯克

♬ original sound – Elong Musk