Site icon Telegrafi

Edhe e veshur, ajo i lë koleget nën hije (Foto)

Emily Ratajkowski vazhdon të lë mbresa sa herë që paraqitet në tepihun e kuq.

Modelja e njohur është kujdesur që të bëjë zgjedhjen e duhur të veshjes gjatë pjesëmarrjes në një eveniment të Londër.

25-vjeçarja kishte veshur një fustan të gjatë që vinte në pah linjat e saja trupore.

Vlen të kujtojmë që Emily është një modele dhe aktore amerikane, e cila famën e arriti në vitin 2013 kur morri pjesë në videon muzikore të Robin Thicke, “Blurred Lines”.

Ajo ishte pjesë edhe e klipit të Maroon 5, “Love Somebody”, për të zbukuruar revistën e famshme, Sports Illustrated, në vitet 2014 dhe 2015.

Angazhimi profesional në një pistë mode erdhi në Javën e modës në New York (2015), kur debutoi me koleksionin e Marc Jacobs. Që atëherë, angazhimet e saja nuk kanë pasur të ndalur nga kompanitë e mëdha.

Ajo tërhoqi vëmendje me një fustan ngjyrë ari.

Nga ana tjetër, Ratajkowski e nisi karrierën e aktrimit si fëmijë në San Diego, por roli i saj i rëndësishëm ishte në vitin 2014, krahas Ben Affleck në “Gone Girl”.

Në vitin 2015 ka aktruar në filmat “Entourage” dhe “We Are Your Friends” (roli i parë kryesor), si edhe në mini-serinë “The Spoils Before Dying”. /Telegrafi/

Exit mobile version