Video-lojërat e reja për PlayStation Plus, të cilët do të vijnë në muajin dhjetor, tashmë janë zbuluar.
Më herët sot, gazeta franceze DeaLabs raportoi se Godfall, Mortal Shell dhe Lego DC Super Villains do të përfshiheshin në linjën e lojërave PS Plus për muajin dhjetor të vitit 2021.
Nëse pretendimi është i saktë, atëherë duhet të kalojnë vetëm disa ditë përpara se PlayStation të konfirmojë se këto lojëra do t’i bashkohen shërbimit për muajin e ardhshëm për lojtarët e PS4 dhe PS5.
Ky është muaji i katërt me radhë ku DeaLabs ka pretenduar njohuri për lojërat mujore PS Plus para kohe.
Ata më parë ishin të saktë në zbulimin e All You Can Eat, Hitman 2 dhe Predator: Hunting Grounds. /Telegrafi/