Janë identifikuar edhe dy nga katër sulmuesit që rrahën deputetin Ziadin Sela të enjten në Parlament.
Gazeta Koha merr vesh se tashmë janë lëshuar fletë-arreste për dy personat që paraqiten në videon e shkurtër e që tërheqin zvarrë deputetin Ziadin Sela të gjakosur.
Njëkohësisht, i dyshuari nga Kumanova e që ishte arrestuar orë më parë po në këtë qytet vazhdon të mbahet në stacionin e policisë deri në identifikimin përfundimtar të tij. Mbetet vetëm personi i katërt të identifikohet, por që policia siguron në zbardhjen e plotë të rastit.