Site icon Telegrafi

Edhe dy persona vdesin nga orteku në Austri

Dy skiatorë humbën jetën nga një ortek në Austrinë perëndimore, tha policia të shtunën, disa orë pasi një tjetër ortek në të njëjtën provincë la të vdekur pesë persona në një ditë jashtëzakonisht të rrezikshme në Alpe pas reshjeve të borës të ndjekur nga moti më i ngrohtë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shërbimet e urgjencës gjetën trupat e dy skiatorëve austriakë, që ishte i gruas 61-vjeçare dhe të një burri 60-vjeçar. Trupat u gjetën në orën 00:40 të mëngjesit të së shtunës, kur të afërmit e tyre ngritën alarmin kur nuk mund të kontaktoheshin.

Dyshja ishin nisur në rajonin e Tirolit të premten pasdite, derisa burri i tha një kontakti me telefon në orën 15:30 se kishin arritur majën Breitegg prej 1,868 metra. Ky ishte kontakti i tyre i fundit.

“Pasi nuk mund të kontaktoheshin më, të afërmit bënë një thirrje urgjente rreth orës 21”, tha policia në një deklaratë.

Ndryshe, në incidentin e mëparshëm të së premtes, një 42-vjeçar austriak, udhërrëfyes malor dhe katër skiatorë suedezë, të gjithë rreth të 40-tave, humbën jetën kur një ortek pranë qytetit Spiss në kufirin me Zvicrën i varrosi plotësisht. /Telegrafi/

Exit mobile version