Edhe zyrtarisht është bërë e ditur se u shtyrë takimi i xhiros së tretë mes Sampdorias dhe Romës.
Por, mediat italiane raportojnë se edhe dy ndeshje të tjera mund të shtyhen shkaku i motit të ligë që po mbretëron në shtetin italian.
Derbi i kësaj jave ndërmjet Lazios dhe Milanit dhe Udinese – Genoa mund të mos zhvillohen.
Të dyja ndeshjet duhej të zhvilloheshin nga ora 15:00.