Site icon Telegrafi

Edhe dy muaj paraburgim ndaj dy të miturve që dyshohen për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit dy të dyshuarve të mitur lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Tomë Gashi e ka konfirmuar vazhdimin e paraburgimit për dy të miturit.

“Po ju ka vazhduar edhe për dy muaj”, ka thënë avokati Gashi për “Betimi për Drejtësi”.

Lexo po ashtu Vdes 18-vjeçari që u rrah brutalisht ditë më parë në Podujevë

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, L.F., kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “vrasje”..

Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK.

Exit mobile version