Site icon Telegrafi

Edhe dy muaj arrest shtëpiak për ish-policin serb, Dejan Pantiq

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak, ish-policit serb Dejan Pantiq i cili dyshohet për terrorizëm.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Më datë 08.03.2023 Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së Arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P, ashtu që masa e Arrestit shtëpiak i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, deri me datë 09.05.2023”, ka deklaruar Gashi.

Lexo po ashtu Ish-polici Dejan Pantiq, nga paraburgimi dërgohet në arrest shtëpiak

Dejan Pantiq u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimet se ka sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe të Komisionit Zgjedhor në veri të Mitrovicës.

Pas arrestimit të tij, serbët lokalë vendosën barrikada në rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat e lidhin Kosovën me Serbinë. /Telegrafi/

Exit mobile version