Pas largimeve të Armend Thaçit dhe Leotrim Bekteshit dhe kërcënimeve për largim nga Betim Haxhimusa dhe Egzon Shabani, nga skuadra kanë kërkuar të largohen edhe dy futbollistë.
Bëhet fjalë për Gëzim Rusin dhe Ergon Hysenin, të cilëve klubi nuk po ua lëshon fletëlëshimet.
“Unë dhe Gëzim Rusi duam të largohemi nga klubi, por drejtuesit nuk po na japin fletëlëshimet. Ne jemi të pakënaqur me problemet financiare, ku në janar bëhen dy muaj pa pagë”, deklaroi Hyseni për “GazetaOlle.com”.
Ai mendon që klubi nuk po i jep fletëlëshimet sepse e ka të vështirë të gjejë futbollistë tjerë në afatin kalimtar të dimrit.