Ish-prokurorët e PSP-së, Stevço Donev dhe Elizabeta Josifovska edhe më tej do t’i përfaqësojnë lëndët “Treqind” dhe “Total”.
Para Danev dhe Josifovska, edhe tre ish-prokurorë në PSP morën autorizim nga prokurori shtetëror publik Ljubomir Joveski t’i përfaqësojnë lëndët që i kanë udhëhequr deri më tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fatime Fetai dhe Gavril Bubeski vazhduan me përfaqësimin e “Monstrës” dhe Lençe Ristoska lëndën “Talir 2”.
Pas ndërprerjes së mandatit në PSP, Këshilli i Prokurorëve Publik e ktheu Elizabeta Josifovskën në PTHP Gostivar, ndërsa Stevço Donev në PTHP Koçan
Ndryshe, në lëndën “Treqind” është i akuzuar Gjoko Popovski, ish-ndihmës ministër në MPB për furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndërsa, lënda “Total” ka të bëjë me evazion fiskal nga ana e gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Ai dyshohet për fshehjen e tatimit si pronar dhe drejtues i firmave për marketing dhe shërbime për konsalting “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Qendra” SHPKNJP Shkup./Telegrafi/