Telegrafi

Edhe dy gola të Martialit, do t’i kushtojnë Unitedit dhjetë milionë euro!

Manchester United do të jetë i detyruar që të paguajë 10 milionë euro te Monaco shkaku i  Anthony Martialit.

E gjithë kjo nëse sulmuesi i ri francez shënon edhe dy gola në të gjitha garat zyrtare.

Sulmuesi francez ka shënuar 13 gola zyrtare dhe në klauzolë shkruan se kur lojtari do të arrijë që të shënojë 15 gola, skuadra angleze duhet të paguajë 10 milionë ekipit francez.

Shuma e transferimit të Martial ka qenë 60 milionë euro dhe mund të shkojë në 90 milionë, nëse 21-vjeçari vazhdon me këto ritme. /Telegrafi/