Site icon Telegrafi

Edhe dy femra e akuzojnë R.Kellyn për abuzim seksual

Dy femra kanë dal me akuza për sjellje të keqe seksuale kundër këngëtarit të R&B, R Kellyt.

Rochelle Washington dhe Latresa Scaff thanë në një konferencë për shtyp se pos pijeve alkoolike, artisti u ka ofruar drogë në një ndejë pas koncertit në Baltimore në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Ata thanë që 52-vjeçari i dërgoi në një dhomë hoteli dhe më pas u kërkoi favore seksuale vajzave që në atëbotë ishin 18-190vjeçare.

Kjo nuk është hera parë që po ngritën akuza të tilla pasi që edhe në të kaluarën ka ndodhur një gjë e tillë, por që kurrë nuk është dënuar.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Nju Jork, të dy gratë thanë se ishin adoleshentë kur stafi i sigurisë së Kellyt i mori ata nga një audiencë koncertesh. Ato nuk ishin në gjendje të japin vitin e saktë, por thanë se ishte viti 1995 ose 1996.

Lexo po ashtu Vajza e R Kellyt del kundër këngëtarit: Babai im është një përbindësh, lutem për të gjitha viktimat që kanë vuajtur nga ai

Scaff, 40 vjeçare, tha se në ndejë iu është dhënë kokainë, marihuanë dhe alkool gjersa janë urdhërar të presin këngëtarin në dhomën e hotelit.

Një dokumentar për R. Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, është paraqitur në platformën “Lifetime”, i cili përmbante pretendime të abuzimit fizik dhe emocional të grave. /Telegrafi/

Exit mobile version