Telegrafi

Deri të premten janë të hapura ditët informuese për aplikues të ri në Baruti AG

Dyert e hapura do të jenë edhe ditën e premte, prandaj ju ftojmë duke filluar prej orës 09:00 deri në ora 17:00, të aplikoni për punë direkt në zyrat tona në Prishtinë.

Takohuni me ekipën tonë dhe do të keni rast të testoni njohuritë e juaja të gjuhës gjermane dhe gjithashtu të diskutoni mundësitë e orarit, pagës dhe kushteve të tjera.

Ne do t’ju informojmë për projektet tona dhe trajnimet e radhës, ku mund të merrni pjesë dhe të cilat janë me pagesë.

-Nëse ke njohuri të avancuara të gjuhës gjermane dhe ke dëshirë të jesh pjesë e këtij projekti, atëherë të presim edhe të premten (me 7 maj) në Baruti, Prishtinë!

Adresa e saktë: Rr. Andrea Gropa / nr: 22-24 / 10000 Prishtinë.

Mirupafshim