Site icon Telegrafi

Edhe dy ditë deri tek lansimi zyrtar i Renault Captur 2017

Modeli i shumëpritur i Renault Captur më në fund po vjen në treg. Në fakt, kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri tek inaugurimi zyrtar i Captur të ri në Prishtinë.

Captur i ri sjell përmirësime të vërejtshme në pjesën e jashtme por edhe në brendësi, për ta fuqizuar edhe më shumë veturën më të shitur në Evropë, në kategorinë e ‘compact crossover’ në të cilën Captur është lider me numër të njësive të shitura në gjithë kontinentin.

Përfaqësuesi zyrtar i Renault, Dacia dhe Nissan, AutoMita, të mërkurën në mbrëmje do ta zyrtarizojë modelin e ri të Captur në një ngjarje ekzkluzive, në të cilën do të shfaqen modelet e reja të Captur në ngjyra dhe opsione të ndryshme të performancave, duke filluar prej modeleve standarde e deri tek ato më të personalizuara, sipas kërkesave të blerësve.

Në versionin e ri të Renault Captur 2017 vjen përmirësimi në cilësinë e enterierit, më shumë pajisje dhe një pamje e re, e dekoruar me kujdes, për t’i ngjarë modeleve të mëdha të veturave të Renault, përkatësisht modeleve si Kadjar dhe Koleos.

Para pak ditësh, Renault u konfirmua si shitësi më i madh i makinave në botë, dhe natyrisht se në rritjen e madhe të prodhuesit, vend të rëndësishëm kanë zënë modelet e Captur dhe Clio.

Enterier për merakli…

Me shitjen e 5.2 milionë veturave në mes të janarit dhe qershorit të këtij viti, Renault në mënyrë të qartë doli përpara dhe ka zënë vendin e parë në botë, duke e shtyrë rivalin e saj kryesor – Volkswagen në vendin e dytë.

Exit mobile version