Site icon Telegrafi

Edhe dy çmime për Aeroportin e Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka marrë dy çmime tjera këtë vit duke rritur numrin e çmimeve të fituara në pesë. “Së bashku me këtë rritje të çmimeve në numër, aeroporti shënon edhe një rritje të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve për 6 muajt e parë të këtij viti.

Të martën, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mori Çmimin HERMES PlatinumAwards Winnerpër Biznes dhe Arsimin Teknik – propozimi i një vlere unike. Hermes ndau Çmimin Fitues Platinum për vitin 2015 të vlerësuar sipas meritave të kompanisë dhe ky çmim iu dha aeroportit për kontributin në projektin Limak ASI.

Fituesit tjerë të çmimit platinum përfshijnë kompanitë prestigjioze të tilla si Thomson Reuters, Deloitte, Hilton Worldwide, Fidelity Investments, etj.

Një tjetër sukses i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ është rritja e shpejtë e numrit të udhëtarëve gjatë këtij viti. Vetëm 6 muajt e parë në prag të kohës kur sezoni i fluturimeve arrin pikën më të lartë, aeroporti ka një rritje rreth 10 për qind të numrit të udhëtarëve duke zgjeruar linjat e veta për destinacione të reja dhe duke shënuar një rritje të numrit të fluturimeve për 5.5 për qind.

Më herët, gjatë muajit të kaluar, ANP “Adem Jashari” fitoi tre çmime nga Green Apple Awards dhe CSR International Awards pas të cilave, në të njëjtën javë, erdhi një tjetër çmim nga e njëjta organizatë, CSR International Awards.

“Ky është çmimi i pestë këtë vit, ndërsa ne jemi ende në konkurrencë përçmimin nga World Travel Awards 2015 i cili është në varësi të votave, dhe në konkurrencë edhe për çmime tjera gjatë këtij viti”, thuhet në njoftim e Aeroportit. /Telegrafi/

Exit mobile version