Telegrafi

Edhe Dunga kritikon topin e Botërorit

“Ai duhet të luajë. Nëse ai do të kishte luajtur me topin, do të kishte një mendim tjetër. Ai është një djalosh që kurrë nuk ka shkelur në fushë. Unë e ftoj atë që ai të vijë këtu në stërvitjet tona dhe unë do t’ia jap topin, ndërsa më pas do të shohim nëse ai do të mund ta kontrollojë atë. Nuk janë vetëm brazilianët që ankohen. Ka shumë lojtarë tjerë të mëdhenj që ankohen për topin”, theksoi Dunga.

Njëri ndër portierët më të mirë në botë, Julio Cesar, ishte njëri ndër kritikët më të zëshëm, duke thënë se topi ka për qëllim të krijojë ndeshje me shumë gola dhe t’i paraqesë të pafuqishëm portierët. Edhe sulmuesi Luis Fabiano dhe portierë të klasit botëror si Gianluigi Buffon dhe Iker Casillas kanë vënë dyshimet e tyre mbi topin e prodhuar nga Adidas. /Telegrafi/