Telegrafi

Edhe drithërat integrale mbrojnë zemrën

Shkencëtarët besojnë se, për këtë efekt, janë meritore përmbajtjet e mëdha të magnezit, vitaminave B1, B6, E dhe veçantitë tjera dietike. Pos kësaj, besohet se, personat të cilët ushqehen me sasi të madhe të artikujve integral, i kushtojnë vëmendje shëndetit dhe kanë qasje më të shëndoshë ndaj jetës, që njëkohësisht kontribuon në zvogëlimin e rrezikut.

Në Amerikë është lejuar që, në produktet të cilat përmbajnë 51 për qind të drithërave integrale dhe që janë të varfra me yndyra të përgjithshme dhe kolesterol, të vendoset etiketa e cila njofton se ato zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe të disa llojeve të karcinomës.