Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë numëruar të gjitha fletëvotimet në Komunën e Drenasit.
Edhepse kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci po prin me vota Drenasi shkon në balotazh.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, rezultatet janë si më poshtë:
Ramiz Lladrovci (PDK ) – 45,62%
Driton Ajazi (DD) – 30,74%
Fejzi Kiqina (LVV) – 16,91%
Xhavit Drenori (GDP) – 4,04%
Arta Ahmeti – Xhylani (AAK) – 1,75%
Anduena Gllareva (LDK) – 0,94%
Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar.
Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në KËTU. /Telegrafi/