Telegrafi

Edhe Donadaoni kandidat për Milanin

Burime brenda Milanit kanë thënë se janë të sigurt që Donadoni do të jetë pasues i Leonardos në pankinën rossonere.

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, bëri një aludim dje kur tha: “Ne kemi kohë. Trajneri i ri do të jetë dikush që askush nuk e ka menduar deri tani”.

Thuhet se Donadoni do të takohet me zyrtarët e Milanit, duke përfshirë dhe Gallianin, për të diskutuar punën e trajnerit. Për këtë, Donadoni do të duhet të mposhtë emra si Filipo Galli, Mauro Tassotti, Massimiliano Allegri dhe Marcello Lippi. /Telegrafi/