Për të dytin vit radhazi, iHeartMedia po vjen me një festë virtuale të mbushur me disa nga yjet më të mëdhenj e po ashtu për të mbledhur disa fonde të nevojshme për komunitetin LGBTQ+ marrë parasysh akoma kufizimet me COVID-19.
“Can’t Cancel Pride”, prezantuar nga iHeart dhe Procter&Gamble, është një shfaqje LGBTQ+, duke përfshirë zërat më me ndikim në komunitet si dhe emrat më eminentë në kulturë dhe muzikë.
Është hera e dytë për ngjarjen e transmetuar drejtpërdrejt, pas një prezantimi të suksesshëm në 2021, i cili mblodhi mbi katër milionë dollarë në mbështetje të tyre.
Midis emrave të planifikuar të shfaqen janë: Bebe Rexha, Brothers Osborne, Busy Phillips, Demi Lovato, Gus Kenëorthy, Hayley Kiyoko, Jennifer Hudson, JoJo Siëa, Lil Nas X, Marshmello, MJ Rodriguez, Nina West, P! NK, Ricky Martin, Regard, Troye Sivan, Tate McRae dhe shumë më tepër.
Siç e cekëm më lartë, krahas Bebes që do jetë moderatore dhe do të interpretojë këngën “Sacrifice”, pjesë e këtij evenimenti do të jetë edhe shqiptari tjetër me famë ndërkombëtare, Dardan Aliu apo siç njihet për të gjithë DJ Regard.
Do jetë një festë njëmujore gjatë gjithë qershorit, me stacionet e radios iHeartMedia që transmetojnë klipe për të inkurajuar dëgjuesit të shikojnë ngjarjen, të ndajnë momentet e tyre të veçanta të ‘Krenarisë’ në rrjetet sociale duke përdorur hashtagun #CantCancelPride dhe të mbështesin organizatat jofitimprurëse duke vizituar cantcancelpride.com ose dërguar mesazh “RAINBOW” në 56512.
Marc Pritchard, Drejtori i Përgjithshëm i P&G, thotë se “Can’t Cancel Pride” ka të bëjë me krijimin e një jete më të mirë për komunitetin LGBTQ+ dhe për t’i treguar atyre se nuk janë vetëm. /Telegrafi/