Site icon Telegrafi

Edhe Distria Krasniqi në finalen e turneut të Antalias

Xhudistet kosovare shkëlqejnë sërish në arenën ndërkombëtare.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria Krasniqi mposhti në gjysmëfinale xhudisten turke Merve Tas.

Kjo është hera e parë që në një Grand Prix të xhudos, arrijnë në finale dy xhudiste nga Kosova, transmeton Telegrafi.

Para Krasniqit, në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë ka arritur edhe Nora Gjakova.

Lexo po ashtu Nora Gjakova në finale të Grand Prix në Antalias

Theksojmë se finalet do të zhvillohen sot rreth orës 16:00. /Telegrafi/

Exit mobile version