Site icon Telegrafi

Edhe Delawie reagon për komentet fyese ndaj ministres Hoxha

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, gratë deputete të PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj gjuhës fyese që është bërë në drejtim të ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Një reagim i tillë i tyre ka ardhur sidomos pas deklaratës së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi njëherësh ish-Avokat i Popullit i cili para dy ditësh e quajti “lopë” ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Përveç tyre, ndër tjerash ka ardhur edhe një reagim nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka qenë vetë ambasadori Greg Delawie që ka reaguar ndaj deklaratave të tilla.

“I zhgënjyer prej komenteve seksiste në Kosovë. Duhet të ndryshojmë qëndrimin që vlerëson të qenit të sigurt, konkurrues dhe ambicioz, përveç nëse jeni një grua”, ka shkruar Delawie në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version