Telegrafi

Edhe Dalai Lama i shqetësuar, komenton shkurorëzimin Jolie-Pitt (Video)

Shkurorëzimin e Angelina Jolie dhe Brad Pitt e ka komentuar edhe Dalai Lama duke e cilësuar si pikëllues.

Lideri shpirtëror tibetian gjatë një bisede me prezantuesin e njohur britanik, Piers Morgan, ka folur edhe për ndarjen e çiftit të famshëm hollivudian.

Lexo po ashtu Zënkat, përleshja me kolegen, akuzat për drogë dhe dhunë, ai akoma e do – por është i gatshëm t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë! (Foto)

Ai ka thënë se këto janë lajme të hidhura dhe ka shprehur shqetësimin e tij për gjashtë fëmijët e tyre.

“Nganjëherë kur njerëzit ndahen, fëmijët ruajnë afërsinë vetëm me nënën ose vetëm me babanë”.

Lexo po ashtu Lexoni të gjitha lajmet për shkurorëzimin Jolie-Pitt

“Ndonjëherë kjo bëhet e vështirë, prandaj mendoj se kjo gjë mund t’u bëjë dëm përjetimeve të tyre më të thella”, ka thënë Dalai Lama. /Telegrafi/