Shkurorëzimin e Angelina Jolie dhe Brad Pitt e ka komentuar edhe Dalai Lama duke e cilësuar si pikëllues.
Lideri shpirtëror tibetian gjatë një bisede me prezantuesin e njohur britanik, Piers Morgan, ka folur edhe për ndarjen e çiftit të famshëm hollivudian.
Ai ka thënë se këto janë lajme të hidhura dhe ka shprehur shqetësimin e tij për gjashtë fëmijët e tyre.
“Nganjëherë kur njerëzit ndahen, fëmijët ruajnë afërsinë vetëm me nënën ose vetëm me babanë”.
“Ndonjëherë kjo bëhet e vështirë, prandaj mendoj se kjo gjë mund t’u bëjë dëm përjetimeve të tyre më të thella”, ka thënë Dalai Lama. /Telegrafi/