Telegrafi

Edhe City me një mungesë të rëndësishme ndaj Realit

Ylli i Manchester Cityt, Yaya Toure mund të humbë ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve për shkak të lëndimit.

Në fitoren prej 4-0 kundër Stoke Cityt mesfushori nga Bregu i Fildishtë pësoi një lëndim muskulor, për çka mund të mungojë kundër Real Madridit të martën, transmeton Koha.net.

“Yaya Torue pësoi një lëndim muskulor, prandaj do të shikojmë nesër me mjekët nëse do të jetë i gatshëm’, ka thënë Pellegrini, raporton Goal.

Për Los Blancos janë në dyshim Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.