Chelsea raportohet se është i gatshëm të transferojë mesfushorin e Leicesterit, N’Golo Kante, gjatë verës.
Sipas raportimeve në Francë, “Blutë” tashmë kanë nisur kontaktet me yllin e liderit të Premier Ligës.
Skuadra e Guus Hiddinkut është në kërkim të një mesfushori dhe, sipas “FranceFootball”, skuadra londineze ka nisur bisedimet për 24-vjeçarin, transmeton Koha.net.
Kante është parë si sensacion i sezonit në Premier Ligë dhe thuhet se është duke u kërkuar edhe nga Juventusi e Arsenali.