Telegrafi

Edhe Chelsea në garë për Tonin

Toni është pranë largimit nga Allianz Arena si pasojë e mosmarrëveshjeve me stafin e trajnerëve të Bayernit, ndërsa edhe Sportmediaset.it edhe The Sun raportojnë se Blutë kanë shprehur interesim për sulmuesin italian.

Chelsea do të ketë nevojë për sulmues nga muaji janar, pasi që Didier Drogba do jetë në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti njeh kualitet e Tonit, i cili në të kaluarën ka luajtur për Palermon dhe Fiorentinan.

Megjithatë, zgjedhja e parë e kampionit të botës mbetet Roma, pasi që Toni ka shprehur dëshirë të kthehet në Serie A. /Telegrafi/