Telegrafi

Edhe ca SSD nga Corsair

Të gjithë SSD-të përdorin kontrolluesin SandForce SF-2280 dhe kanë MTBF të deklaruar në dy milion orë. Modeli GT sjell shpejtësitë e bartjes së të dhënave prej 555 MB/s në lexim, dhe 525 MB/s gjatë shkrimit. Modelet Force Series 3 të dhënat i lexojnë me 555 MB/s, derisa shkrimi bëhet me 520 MB/s. SSD-të dërgohen me garanci në kohëzgjatje prej tri viteve.

Çmimi i propozuar i shitjes së modelit 480-gigabajtësh GT në tregun amerikan është 1,000 dollarë. E i modelit 480-gigibajtësh Force Series 3 është 800 dollarë, e modeli prej 180 GB kushton 250 dollarë. /Telegrafi/