Telegrafi

Edhe burri i ‘Nihanit’ është aktor, por natyrisht se nuk është ‘Kemali’ (Foto)

Të gjithë adhuruesit e serialit “Kara Sevda”, e njohin si Nihan, aktoren Neslihan Atagul.

Ndonëse në serial, ajo vuan për dashurinë e saj të vërtetë dhe është e martuar me zor, është krejt e kundërta në jetën personale të aktores, shkruan rtv21.tv.

Lexo po ashtu Yjet e famshëm të serialeve turke dhe partnerët e tyre (Foto)

Neslihan është e martuar me aktorin turk, Kadir Dogulu, i cili është po ashtu aktor. Ai aktualisht luan në serialin “Sevmeyi”, i cili pëlqehet shumë në Turqi.

“Edhe pse xhirimet i kemi të ndara, ne nuk ndahemi”, ka shkruar aktorja në njërën nga fotografitë që ka publikuar përkrah bashkëshortit të saj.

Më poshtë jua sjellim disa fotografi të çiftit.