Site icon Telegrafi

Edhe Blerina Kllokoqi-Rugova nderohet me medalje presidenciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është tejet aktiv kohët e fundit me ndarjen e mirënjohjeve për personalitete të ndryshme shqiptare.

Lexo po ashtu Ilir Shaqiri laureohet me titullin "Nderi i Republikës së Kosovës"

Kohët e fundit ka dekoruar me medalje këngëtaret e muzikës së mirëfilltë shqipe, Sabri Fejzullahun si dhe Ilir Shaqirin.

Lexo po ashtu Sabri Fejzullahu dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Gjatë ditës së sotme edhe një personalitet është dekoruar prej të parit të vendit dhe vjen nga sfera e botës së modës.

Është fjala për Blerina Klokoqin-Rugovën, e cila është e njohur si disenjatore edhe përtej kufijve të shtetit tonë.

Ajo me këtë rast e ka falënderuar presidentin e republikës duke thënë se ndihet e nderuar me këtë vlerësim.

“Në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj” – thënie e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Dhjetë vite punë, sakrificë familjare e mund, shpërblehen vetëm kur të tjerët vlerësojnë punën tënde, pasionin tënd. Falënderoj Presidentin e Republikës së Kosovës për këtë dekoratë! Ndihem e nderuar dhe me shumë përgjegjësi që të punoj edhe më shumë, që vendim tim t’a përfaqësoj në mënyrën më të denjë me kreacionet e mija në vende të ndryshme të botës në fushën e artit, respektivisht modës. Këtë medalje e ndaj me secilën vajzë, nënë e grua që nuk dorëzohet asnjëherë para gjitha sfidave që i servon jeta. Unë, bija jote Kosovë!”, ka shkruar ndër të tjerash Kllokoqi-Rugova. /Telegrafi/

Exit mobile version