Telegrafi

Edhe bikinit rrinë bukur në trupin e saj! Karolina Kurkova shfaq linjat seksi në promovimin e kostumeve të reja të plazhit (Foto)

Ajo u shfaq në kopertinën e revistës amerikane “Vogue” që në moshën 17 vjeçare.

Dhe gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, Karolina Kurkova tregoi aftësitë e saj të modelimit edhe një herë duke u paraqitur në një seri veshjesh për revistën “Hampton”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Në imazhet e fundit, 33 vjeçarja vjen në poza joshëse në bikini të kuqe, dhe më pas me dy kostume të tjera banje.

Bjondja bukuroshe shfaqi linjat e saj të përkryera, teksa marrte pozat para aparatit fotografik.

Karolina dizajnoi kostumet të cilësisë së mirë, njërin me dizajn me topa blu, ndërsa tjetrin me pamje vjeshte.

Ajo ka promovuar bikinit e saj më të ri, të cilat vijnë me dizajne të ndryshme dhe do të jenë tendencat e verës 2017. /Telegrafi/