Site icon Telegrafi

Edhe Bert Koenders interesohet për zgjedhjet në Maqedoni

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Arbër Ademi ishte pjesëmarrës në takimin joformal të Këshillit për punë të përgjithshme të ministrave për Çështje Evropiane të BE-së, në organizim të ministrisë për punë të jashtme të Mbretërisë së Holandës Bert Koenders në funksion si kryesuesit me BE-së. Në darkë u diskutuan zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian, thuhet në komunikatën e dërguar nga shërbimi për informim i këtij resori, dërguar Telegrafit në Maqedoni.

Në takimin e veçantë bilateral në ministrinë për punë të jashtme të Mbretërisë së Holandës, bashkëbiseduesit u interesuan për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme duke theksuar se vetëm zgjedhjet kredibile me rezultate të pranuara Maqedonisë do t’i sigurojnë kthim në rrugën euroatlantike. Prezent nga Maqedonia ishte edhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Arbër Ademi./Telegrafi/

Exit mobile version