Telegrafi

Edhe Berisha e Thaçi në 100 vjetorin e Kongresit të Alfabetit

Berisha dhe Thaçi në mbrëmje ata do të marrin pjesë në Akademinë Solemne e cila do të mbahet në Pallatin e Armatës në Shkup me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Agjencia INA njofton se ky përvjetor është organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, i mbështetur zyrtarisht nga Qeveria e Maqedonisë.

Me rastin e kësaj feste në qytetin e Manastirit u lëshua solemnisht edhe godina e meremetuar e Kongresit të Alfabetit, ndërsa janë organizuar aktivitete dhe tribuna të ndryshme shkencore dhe letrare.