Telegrafi

Edhe “Bell air” ikën pas me borxhe

Duke e parë një treg të pakontrolluar nga askush dhe pa nevojë të lërë depozitë për operim, “Bell Air” sikurse edhe shumë aviokompani të tjera përfituan nga operimet prej Kosovës dhe ikën pa i paguar borxhet që kapin shumën qindra mijëra euro, raporton Zëri.

Kjo kompani ka dështuar që të mbajë me rregull linjat e premtuara Prishtinë- Tiranë e cila duke promovuar edhe bileta me çmime shumë të ulëta, ajo sërish është lejuar që të operojë nga Prishtina me lejen e zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrjeje publike.
Edhe pse kësaj kompanie Ministria e Transporti kohë më parë nuk i pat dhënë leje që të operojë me disa vende evropiane duke vlerësuar se nuk i ka përmbushur kriteret për të fluturuar, ANP-ja e ka shpërblyer me incentivë (5 euro për secilin udhëtarë), kështu vetëm “Bell Air” ka marrë rreth 500 mijë euro nga ANP-ja si shpërblim. Kështu katër vjet pas kjo kompani pa një “therrë në këmbë” shkon nga Kosova dhe lë prapa borxhin marramendës.

Përpos “Montenegro Airlines”, edhe “Bell Air” borxhe rreth 800 mijë euro ndaj ANP-së mësohet se ka edhe aviokompania sllovene “Adria Airways” dhe disa aviokompani të tjera.

Borxhet e mëdha dhe papërgjegjësia ndaj pasagjerëve ka nisur të shpeshtohet me heqjen e depozitës prej 500 mijë euro. /Telegrafi/