Telegrafi

Edhe Bekë Berisha sikur Ramush Haradinaj, publikon video duke kënduar

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka publikuar së fundmi një video ku shihet në mesin e disa personave duke kënduar nën tingujt e çiftelisë.

Berisha dëgjohet duke kënduar në përkujtim të dëshmorit Bekim Berisha.

“LAVDI HERO Bekim Berisha”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

Berisha më herët ka deklaruar se është i dhënë pas sporteve ekstreme, por që nuk ka përmendur edhe këndimin si një dëshirë të tij.

Vlen të ceket, se edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj shpesh herë është parë duke kënduar këngë me motive patriotike. /Telegrafi/