Edhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha është përfshirë në debatin e fundit që po bëhet për koalicionet paszgjedhore.
Debati ka nisur pasi ditën e enjte, kreu i Nismës, Fatmir Limaj nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me asnjë parti për formimin e qeverisë, transmeton Telegrafi.
“Komunikatë 001. Zuzarë të dashur të vendit tim. Nënshtrimin për interesa të ngushta. Mos na e shitni si vlerë kombëtare”, deklaroi ai.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.
“Kush të më ftojë në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyen një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hyjë në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha ai.
AAK dhe Nisma garuan në zgjedhjet e 9 shkurtit me një listë të përbashkët.
Sipas rezultateve preliminare, LVV ka marrë 40.89%, PDK ka marrë 22.40%, LDK ka marrë 17.23% dhe AAK-Nisma ka marrë 7.40%./Telegrafi/