Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka pranuar një dhuratë të veçantë ditën e premte.
Një buqetë me 100 trëndafila ka qenë befasia, e cila e ka lumturuar këngëtaren e re, transmeton Telegrafi.
“Thuajini dikujt që e doni me 100 trëndafila. Ndihem e bekuar. Faleminderit nga thellësia e zemrës”, ka shkruar Trixa nën foton e postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Megjithëse mori komente të shumta, këngëtarja nuk e bëri të ditur se nga kush i janë dhuruar ato.
Kujtojmë se ishte Luana Vjollca ajo që çdo javë pranonte nga një dhuratë të tillë, të cilën e publikonte në rrjetet sociale, por nuk u bë e ditur asnjëherë se nga kush i erdhën ato. /Telegrafi/