Telegrafi

Edhe Bayern interesohet për Guus Hiddink

Hiddink, 63-vjeçar, është duke u menduar nëse do të pranojë vazhdim dyvjeçar të kontratës me Rusinë pas dështimit për t’u kualifikuar në finalen e Kupës Botërore 2010.

Ai po ashtu është lidhur me një rikthim në Stamford Bridge në rolin e drejtorit teknik derisa PSV Eindhoven besohet se i ka ofruar atij një rol në bordin drejtues të klubit.

Por, sipas Daily Mail, së fundi në skenë ka dalë edhe Bayerni që është i interesuar të zëvendësojë trajnerin Louis van Gaal.

Hiddink është lidhur edhe me një drejtim të kombëtares së Nigerisë ose për të ndihmuar Diego Maradonan dhe Argjentinën në Botërorin 2010, por vetë trajneri ka thënë se nuk do të ishte e drejtë që futbollistët rus ta shikojnë atë duke drejtuar një ekip tjetër./Telegrafi/