Telegrafi

Edhe Barcelona në garë për Gerrardin

Sipas AS, dështimet e vazhdueshme për transferimin e Fabregasit kanë bërë që Pep Guardiola ta detyrojë presidentin e ri, Sandro Rosell, të mendojë shpenzimin e 40 milionë eurove në mesfushorin anglez.

Barcelona për firmën e Fabregasit do të ketë për rival dy nga skuadrat më të mëdha evropiane, Interin dhe Real Madridin, të cilët janë të gatshëm të vënë në tavolinë mbi 50 milionë euro për mesfushorin e hekurt anglez. /Telegrafi/