Telegrafi

Edhe Barcelona kërkon Balotellin

Sipas Il Corriere dello Sport, presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka biseduar për Balotellin me agjentin Mino Raiola, që gjithashtu është agjent edhe i Zlatan Ibrahimovic. Gazeta citon Rosellin të ketë thënë: “Ai është talent i ri i përshtatshëm për Barcelonën”.

Siç po shkojnë gjërat, Manchester City mbetet favorit, me Massimo Morattin që i konfirmoi bisedimet disa ditë më parë, ndërsa pritet që marrëveshja të finalizohet gjatë javës së ardhshme. Në garë për Balotellin aktualisht janë Manchester City, Manchester United, Chelsea, Barcelona dhe Real Madridi. /Telegrafi/