Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është duke u bërë gati për projektin e saj të ri dhe shumë të rëndësishëm të karrierës, albumin e saj të parë.
“Heaven and hell” do të titullohet ky album, data e publikimit të së cilit është vendosur të jetë 18 shtator.
Ava, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, duket shumë entuziaste për albumin e ri, duke i paralajmëruar vazhdimisht fansat në rrjetet sociale për publikimin e këtij projekti.
Ndërkohë, ajo është mjaft aktive duke publikuar edhe fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, përmes së cilave merr vëmendjen me dukjen e saj.
Në fotografinë e fundit të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Ava Max ka pozuar kësaj here me bikini në pishinë, dukje treguar linjat e saj trupore.
Ajo duket mjaft tërheqëse, ndërsa vë në pah vijën trupore e veshur me një palë bikini të bardha.
Duket se fundi i sezonit veror e ka gjetur këngëtaren shqiptare në pushime, pasi gjatë gjithë këtyre muajve ka qenë e zënë duke punuar për albumin e saj. /Telegrafi/