Telegrafi

Edhe Ava Max në para-ndejën e “Grammy Awards”, shkëlqen me dukjen e saj plot stil

Ava Max në para-ndejën e "Grammy Awards 2020" (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Ava Max, ka marrë pjesë së fundmi në para-ndejën e eventit të madh të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.

Kjo mbrëmje e organizuar nga Warner Music është një mbrëmje e cila organizohet çdo vit, pak ditë para mbajtjes së mbrëmjes së madhe.

E veshur me pantallona të bardhë të grisur, bluzë të zezë dhe një xhaketë po ashtu të bardhë – këngëtarja Ava Max u kujdes mjaft mirë që vëmendje të jetë e kthyer nga ajo.

Ava Max në para-ndejën e “Grammy Awards 2020” (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Pamja prej bionde dhe flokët e prera karakteristike në njërën anë, të cilat janë pjesë e stilit të saj frymëzuar edhe nga logoja që përdor, e bënë atë të dukej edhe më tërheqëse.

Lexo po ashtu Plot shkëlqim, Bebe Rexha duket shndritëse në para-ndejën e "Grammy Awards 2020"

“Unë shkova në ndejë”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e disa fotografive të ndara me një milion ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Pjesë e kësaj para-ndeje të “Grammy Awards 2020” ka qenë edhe artistja tjetër e famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka një raport të shkëlqyer miqësor me Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci. /Telegrafi/

Ava Max në para-ndejën e “Grammy Awards 2020” (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

 

Ava Max në para-ndejën e “Grammy Awards 2020” (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

 

Ava Max në para-ndejën e “Grammy Awards 2020” (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

 

Ava Max në para-ndejën e “Grammy Awards 2020” (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)