Site icon Telegrafi

Edhe Ava Max mori pjesë në MTV Video Music Awards 2022 – shqiptarja i la pak vend imagjinatës me veshjen ekstravagante

Ava Max mori pjesë në ceremoninë madhe të ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2022, e cila u mbajt në Qendrën “Prudential” të New Yerseyt të dielën në mbrëmje.

Artistja 28-vjeçare tregoi një sasi të konsiderueshme të lëkurës teksa u paraqit në tapetin e kuq të eventit me një veshje që zbulonte format trupore të saj.

Këngëtarja u shfaq për herë të parë në këtë ceremoni në vitin 2019, kur u nominua për çmimin e saj të parë MTV VMA, shkruan DailyMail.

Ava Max kishte veshur një fustan të gjelbër me mëngë të ndezura që mbulonte pjesën e sipërme të gjoksit dhe ekspozonte pjesën e saj të tonifikuar të mesit ndërsa merrte pjesë në ngjarjen e madhe.

Lexo po ashtu Bebe Rexha mahnit me dukjen elegante në MTV Video Music Awards 2022

Këngëtarja kishte veshur një fund që ishte i kapur nga anash dhe gjithashtu tregonte këmbët e saj të bukura.

Këngëtarja u dallua nga masa e veshur me një palë këpucë me taka me shkëlqim, teksa për aksesorë kishte zgjedhur një gjerdan.

Flokët e saj të mrekullueshëm brune i binin lirshëm në gjoks dhe ishin në kontrast të përkryer me tonin e ndritshëm të veshjes së saj.

Ava Max mori nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards në vitin 2019, ku u nominua për kategorinë “Artistja e re më e mirë”.

Ajo përfundimisht e humbi atë çmim, pasi i njëjti u fitua nga Billie Eilish në atë kohë.

Megjithatë, këngëtarja me origjinë shqiptare fitoi çmimin “Depërtimi muzikor i vitit” në MTV Europe Music Awards atë vit.

Artistja shqiptare aktualisht është duke u përgatitur për publikimin e albumit të saj të dytë, të titulluar “Diamonds & Dancefloors”.

Kënga e parë nga disku, e titulluar “Maybe You’re The Problem”, u publikua në prill.

Kënga e dytë, do të publikohet aktualisht më 1 shtator.

“Diamonds & Dancefloors”, i cili do të përbëhet nga 14 këngë, do të bëjë debutimin e tij më 14 tetor. /Telegrafi/

Exit mobile version